Një qytetar ka goditur ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ky I fundit po marrshonte drejt vendit të protestës. Menjëherë kanë ndërhyrë mbështetësit e Berishës dhe bodigardët e tij, të cilët kanë goditur dhunuesin dhe më pas e kanë marrë me forcë për ta dërguar drejt Selisë së PD-së. Si zoti Berisha ashtu dhe dhunuesi I tij janë gjakosur. Ndërkohë që në Selinë e PD-së ka mbërritur Policia dhe Ambulanca.