Gjashtë muaj nga incidenti i rëndë që u shënua në qytetin e Fierit pak para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, ku u goditën disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim tre persona.