Një I ri 24 vjeçar nga fieri ka reaguar në mënyrë të dhunshme kur është shoqëruar nga policia në Pogradec. Mësohet se 24 vjecari nga Fieri është treguar i dhunshëm dhe i pabindur përballë uniformave blu duke krijuar edhe situatë të tensionuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur i riu me inicialet A.M është konfliktuar pas një sherri të momentit me disa persona jashtë një lokali në rrugën e Volorekës, në Pogradec.