Alvi Gumeni është shoqeruar mëngjesin e së martës në ambientet e Policisë së Tepelenës, një ditë pasi dyshohet se dhunoi një mësues fiskulture. Prokuroria ka nisur hetimet, pasi motra e autorit pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi Kleanthi Laçi. Mësohet se 13-vjeçarja ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçari e kishte ngacmuar seksualisht. Pas telefonatës së të motrës, Alvi Gumeni është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës.