Erlanda Brahaj, 26-vjeçe banuese në Tropojë, I është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për zbutje të mases së sigurisë, teksa u arrestua vitin e kaluar për dhunim të emigrantëve të paligjshëm. Në maj të vitit 2022, Brahaj së bashku me 5 shtetas të tjerë u arrestuan për një skandal, teksa kishin dhunuar dhe grabitur 11 emigrantë të paligjshëm. 2 nga 6 të arrestuarit krijuan dhe panik në Rrugën e Kombit, duke I rezistuar ndjekjes së policisë për 2 orë.