Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi ka marrë në automjet dhe pa dëshirën e saj, e ka dërguar në shtëpijnë e tij, ku ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. 38-vjeçari I identifikuar si Viraldo Dervishi me banim në fshatin Grizë të Patosit, ka dhunuar edhe nënën e tij, e cila ka ndërhyrë për të bërë të mundur largimin e 27-vjeçares nga banesa. Fill pas marrjes së njoftimit, Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Fierit vepruan menjëherë, duek arritur të arrestojnë në flagrancë 38-vjeçarin, teksa materialet hetimore I kanë kalaur prokurorisë së qytetit.