Dhuna në familje nuk njeh të ndalur në Kosovë. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku një 41-vjeçare ka humbur jetën pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. 41-vjeçarja M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi bashkëshorti e kishte dhunuar i shkaktuar lëndime të rënda.