Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç është sulmuar mbrëmjen e së martës në Rudarë të Zveçanit, gjatë një aktiviteti të organizuar në spitalin në veri të Mitrovicës. Simiç ka marrë lëndime në kokë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress. Bëhet e ditur se në eventin ku pati një numër të madh pjesëmarrësish, Simiç, i cili ishte i ftuar nga kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është sulmuar nga një i ftuar, për motive ende të pa qarta.