Tre persona kanë dhunuar barbarisht me grushte dhe doreza hekuri avokatin Sokol Mëngjesi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Policia nuk ka identifikuar ende autorët, ndërsa njofton se avokati është shoqëruar menëjherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, siç njoftojnë uniformat blu.