Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi sot tryezën “Dhuna nuk është edukim! Sfidat në arsimin parashkollor për mirërritjen e fëmijëve”. Ky takim bëri bashkë të gjithë aktorët e institucioneve shoqërisë civile dhe medias, me një interes të shtuar duke marrë shkas edhe nga rastet e njëpasnjëshme të dhunës në kopshte e shkolla të cilat kanë prekur jo pak opinionin publik. Moderuar dhe organizuar nga lektoria e Psikologjisë së Edukimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Nora Malaj, panelistë të këtij takimi ishin Zv Rektorja e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Nevila Rama, Nina Guga, Zv ministre Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Aure…