300 çerdhe dhe kopshte private janë kontrolluar në të gjithë vendin. Ministri i Brendshëm bën me dije se Paketa e Sigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.