Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore në Dibër, se parandalimi dhe goditja e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij. Lajmin e bëri të ditë vetë ministri përmes një postimi në rrjete sociale teksa shprehet se vajzat dhe gratë duhet të fitojnë besimin tek Policia e Shtetit për t’u kërkuar ndihmë.