Dhunën verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe deputetëve nga militantë të Lulzim Bashës, e ka dënuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha e konsideroi si një akt prej gangsterësh teksa theksoi se një gjë e tillë i intereson Edi Ramës.