Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar e shqetësuar pas dhunës së rëndë fizike të ushtruar, mëngjesin e së mërkurës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Në reagimin e saj Dhoma e Avokatisë thotë se ky nuk është një rast i izoluar i ushtrimit të dhunës ndaj avokatëve ne Shqiperi, duke rikujtuar dhunën fizike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë, në muajin prill të këtij viti.