Një video përmes së cilës gazetarja e njohur e Top Channel Anila Hoxha, së bashku me grupin e xhrimit, u panë teksa u shtynë drejt një gremine nga një efektiv policise, bëri xhiron e rrjetit këtë të shtunë. Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, SHÇBA ka reaguar duke thënë se do të nisë një inspektim në lidhje me dhunën e ushtruar nga një efektiv policie ndaj gazetares dhe grupit të xhirimit teksa raportonin për trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha në zonën e Qafë Mollës. Përmes një njoftimi në Facebook, SHÇBA shkruan se do të vihet para përgjegjësisë cdo punonjës policeie që shfaq sjellje jo etike e konform detyrës.