Dhjetori mbetet muaji me bilancin më negativ për sa I përket viktimave në Shqipëri. Numri më I madh I vdekjeve lidhet me vrasjet, atentatet e ndryshme mafioze, përplasjet mes bandave, prishjet e pazareve të drogës apo konfliktet në vendet ku zhvillohet aktivitete të paligjshme. Java e parë e dhjetorit 2021 ende nuk ka prodhuar asnjë ngjarje të tillë, por nuk kanë munguar atentatet të cilat janë parandaluar.