Dhjetëra mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi dhe Shkodra drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme në ora 18:00. Automjete dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë mbushur akset kryesore drejt kryeqytetit për tubimin. Pjesëmarrësit janë të vendosur për të kërkuar ndryshim, zgjedhje të lira dhe llogaridhënie nga qeveria.