Të paktën tre persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas një sulmi të madh me dronë në qytetin Harkiv, i dyti më i madh në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi kryetari i bashkisë Ihor Terekhov, i cili tha se gjatë natës Rusia lëshoi 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse.