Një foshnje humbi jetën pak kohë pas lindjes në maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës. Për ngjarjen e rëndë familjarët kanë akuzuar mjekun gjinekolog që është vendosur nën akuzë pas denoncimit të bërë në polici. Mjeku 43-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë, ndërsa nëna e foshnjës e fajëson për neglizhencë. Edhe pse procesi I lindjes shkoi mirë, foshnja ndërroi jetë disa orë më vonë.