Një 36-vjeçar është arrestuar në Librazhd, pas dyshimeve se ka vënë në gjumë me qetësus dhe më pak ka vjedhur një çift të moshuarish. Ismail Kllogjri, dhëndri i çiftit të moshuar, dyshohet se u ka dhënë të dyve një dozë të lartë medikamenti qetësues, valium duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore. Pas kësaj, ai ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Pas marrjes së njoftimit se bashkëshortët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT për trajtim. Gjatë operacionit, janë sekuestruar shumat e parave të vjedhura dhe një celular që ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, të dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.