Kompania e dhëndrit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushnet ka fituar zyrtarisht statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi është marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Në dokument thuhet se investimi parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro. Parashikohet që numri i të punësuarve në rezortin e ndërtuar nga “Atlantic Incubation Partners” do të arrijë në një mijë persona.