Liverpooli është zyrtarisht qyteti që do të presë Eurosongun e vitit 2023. Qyteti anglez i bandës legjendare të rrokut, 'The Beatles' arriti të fitojë garën me Glasgoën në Skoci për të drejtën e organizimit të festivalit më të rëndësishëm të muzikës për kontinentin Evropian. Vitin e kaluar, Eurosong u fitua nga Ukraina dhe sipas rregullores së këtij evenimenti, edicioni i vitit të ardhëm i këtij festivali duhej të zhvillohej pikërisht në këtë vend. Por për Ukrainën që prej muajsh është në luftë me Rusinë, u bë e pamundur mbajtja e Eurosongut kështu që drejtuesit e European Broadcasting Union u detyruan që ta zhvendosnin Eurosongun në Angli si shteti që u rendit në vendin e dytë në Eurosong 2022