Lëvizja e ndërmarrë nga një grup deputetësh për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit të PD dhe zëvendësimin e tij në këtë post nga Ervin Salianji, solli përjashtimin e 4 deputetëve demokratë. Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj e Tritan Shehu, u përjashtuan nga grupi i PD me justifikimin se nuk janë distancuar nga dhuna e 8 janarit.