Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në Follorinë të Greqisë, u ndjenë edhe në Devoll. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë dëmtuar 6 banesa. Konkretisht ato janë të vendosura 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht dhe 2 në Shuec. Në lidhje me dëmet e shkaktuara janë vendosur në dijeni edhe autoritetet, mes tyre dhe kryebashkiaku Eduart Duro. Tashmë grupet e emergjencave civile janë vendosur në terren për të bërë bilancin e dëmeve të regjistruara.