Sic paralajmëroi më herët, Partia Demokratike këtë të hënë në orën 18.00 zhvillon protestën e radhës përpara kryeministrisë, deri në arritjen e qëllimit të tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e cila do të zgjasë deri në orën 20.00 të mbrëmjes pritet të mbledhë mbështetës të shumtë përpara godinës së kreut të qeverisë, por edhe eksponentë të opozitës, përfshirë kreun e PD Sali Berisha.