Për të përmbushur kapitullin 24 të procesit ‘screening’ Shqipëria do të ndërmarrë një sërë masash reformimi në policinë e shtetit por edhe në sistemin e drejtësisë. Në draftin e publikuar për konsultim thuhet se brenda këtij viti, Byroja Kombëtare e Hetimit do i bashkohet “rrjetit @ON”, i cili është një rrjet i sofistikuar drejtuar nga Antimafja Italiane në bashkëpunim me autoritetet belge, holandeze, gjermane, spanjolle dhe franceze. Hetimet e këtij rrjeti fokusohen në grupe kriminale të nivelit të lartë mafioz. Ndërkohë brenda vitit 2025 Byroja Kombëtare e Hetimit do të bëhet pjesë e EMPACT.