Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses, dhe se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. Diplomati u shpreh në takimin e lamtumirës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se SHBA-të janë të përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. Në fjalën e tij, ambasadori theksoi simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e nisi – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe vlerat për të cilat ai qëndronte. Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.