Moti i keq me reshje të shumta ka përfshirë vendin që prej disa ditësh, duke shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Disa lagje në Durrës janë përmbytur, si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe për shkak të bllokimit të pusetave. Sektori i peshkimit vijon të jetë i paralizuar e ndërsa tragetet mësohet se janë nisur nga porti i Barit. Autoriteti Portual i Durrësit njofton se nisur nga moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Gjirin e Durrësit, në port, janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të ankoruara në kalatat portuale.