Top News – Deti i Zi, vendimtar për armëpushimin / SHBA dhe Rusia me deklarata kontradiktore
30/03/2025 12:58

Në fillim të javës që lamë pas u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë. Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjë nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore. Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e dulmeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rikthimin e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global. Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Ndërsa Shtëpia e Bardhë u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi deklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave. Zelensky thotë se Ukraina kontrollon situatën në Detin e Zi. Dhe në fakt Rusia u zmbraps në pjesën lindore të Detit të Zi dhe nuk ka qenë në gjendje të kryejë sulme në shkallë të gjerë në rajon. Por moska e konsideron vendimtar detin e zi jo vetëm për tregtinë por edhe për sigurinë e vendit. Sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia zotëron vetëm rreth 10% të vijës bregdetare të Detit të Zi. Megjithatë, nëpërmjet ndikimit të saj në rritje në rajon, Rusia kontrollon në mënyrë efektive rreth një të tretën e vijës bregdetare aktualisht.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02