Numri 2 i SHBA-ve, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken zgjodhi të bënte një vizitë prej 8 orësh në Shqipëri, duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme me krerët më të lartë të shtetit dhe të drejtësisë shqiptare. Në fund të takimeve, Blinken e mbylli me një konferencë me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit nuk e la pa e cekur faktin se diplomati i lartë amerikan nuk qëndroi për darkë në Tiranë.