Autoritetet kosovare kanë dhënë detaje pas ngjarjes së një dite më parë, ku u gjet një sasi e madhe armatimi e municioni luftarak, në veri të Mitrovicës. Sipas Policisë së Kosovës, armatimi është gjetur pas informacioneve të siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Po ashtu mësohet se armatimi ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.