USS Zumëalt është anija kryesore mes tre destrojerave të klasit Zymëalt. Dhe po flasim për destrojerin më të madh në botë. Anija ka marrë emrin e admiralit Elmo Zumëalt, shefi më i ri i operacioneve detare në historinë amerikane. Anija është një destrojer me raketa precize cka do të thotë se qëllimi kryesor i saj ëhstë të mbështesë flotën e marinës amerikane. Ndërtimi i anijes nisi në tetor 2008. Ajo u inaugurua në tetor 2013 dhe u fut në përdorim në marinë në tetor 2016. Marina aktualisht ka edhe dy destrojerë të tjerë të këtij klasi, USS Michael Mansoor dhe USS Lyndon B Johnson, përvec USS Zumëalt.