Një nga destinacionet më popullore turistike të Greqisë, gadishulli i Halkidikisë, mbetet kryesisht i shkretuar në vazhdë të pandemisë së koronavirusit. Vitin e kaluar, rreth 1.5 milionë udhëtarë e vizituan rajonin, por tani, shumë operatorë janë të shqetësuar se pandemia mund të vrasë një herë e mirë sezonin e këtij viti. Në Halkidiki, numërohen rreth 100 mijë dhoma në hotele dhe apartamente. Rreth 60 për qind e aktivitetit të biznesit varet tek sektori i turizmit. Sipas shifrave të vitit të shkuar, nga 1.5 milionë vizitorë që mbërritën në zonë, pjesa më e madhe ishin nga vendet fqinje në Ballkan.