Ka dështuar votimi në seancën plenare të kësaj të enjteje për ndryshimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Shkak janë bërë tensionet, me deputetët e opozitës që bllokuan foltoren dhe detyruan kryetaren e parlamentit, Lindita NIkolla të njoftojë përfundimin e seancës. Debatet mes palëve zgjatën rreth 12 orë, derisa opozita bllokoi vijimin e punimeve pasi u ngit lart në sallën e Parlamentit duke e pamundësuar uljen në karrigen e saj të kryeparlamentares dhe ministrave.