Dakordësia e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u konkretizua me votë në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Shkak ishin tensionet në sallë që nuk lidheshin me rendin e ditës, por me zhvillimet nga SPAK. Partia Demokratike kërkoi praninë e Edi Ramës në sallë.