Seanca paraprake e zhvilluar këtë të premte për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj Agjencie Ilir Beqaj ka dështuar. Kjo pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me një pjesë të provave, të cilat pretenduan se nuk janë dhënë gjatë fazës së hetimit, për të patur mbrojtje më eficente gjatë shyqrtimit gjyqësor. Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbërthimi i telefonave, usb-ve dhe kompjuterave.