Prej katër ditësh, zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të shkaktojë tym të dendur e toksik, duke ndotur rëndë ajrin dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Për pasojë në qytet është krijuar një ndotje ekstreme. Për këtë shkak disa qytetarë u ngritën një protestë simbolike, kundër ndotjes. Tubimi përpara Prokurorisë së Elbasanit tërhoqi jo më shumë se 10 qytetarë.