Pak ditë pasi ekzekutoi bashkëfshatarin e tij me kallashnikov në Fushë Krujë, pas një konflikti për drutë e zjarrit, policia arreston autorin Klodian Keqi. 40-vjecari u kap përgjatë mesnatës së të enjtes në Konispol, ndërsa po tentonte arratisjen drejt Greqisë. Efektivët kanë vijuar kontrollet përgjatë këtyre orëve duke bërë të mundur lokalizimin e tij. Sipas informacioneve Keqi shoqërohej nga dy persona të tjerë. Në momentin e arrestimin nuk ka qenë i armatosur, ndëra po merret në pyetje rreth ngjarjes, si dhe vendit se ku ka fshehur ngjarjen e krimit.