Presidenti Donald Trump mund të rikthejë vëmendjen tek Kosova dhe Serbia, ka deklaruar Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kupchan, shprehet se Shtëpia e Bardhë mund të rikthejë vëmendjën në Prishtinë dhe Beograd, pas mos marrjes së rezultateve në Lindjen e Mesme dhe në diplomacinë me Ukrainën dhe Rusinë.