Albin Kurti ka dështuar të formojë kabinetin qeveritar. Në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt këtë të dielë, kreu I vedtëvendosjes arriti të grumbullonte 56 vota pro, 52 kundër dhe katër abstenim. Seanca filloi me rreth një orë me vonesë, ndërsa të parët që u panë në sallë ishin deputetët e PDK, LDK dhe disa nga radëht e Vetëvendosje. Vetë Kurti shkoi në Kuvend, pak minuta para fillimit të seancës plenare. Në fjalën e mbajtur, ai u zotua se do të çonte përpara të gjitha reformat e nisura duke filluar nga drejtësia e deri tek poliitka e jashtme, ku vnedosi theksin tek dialogu me Serbinë, ndërsa prezantoi dhe ekipin e tij qeverisës.