Gjykata e Apelit të Peruggias ka shtyrë vendimin e ekstradimit për biznesmenin Italian, Davide Pecorelli, I cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë në vitin 2021. Gjykata e Apelit pranoi në këtë mënyrë kërkesën e mbrojtësve të tij, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri. Seanca e radhës për Pecorellin është caktuar në 12 qershor, ku dhe gjykata italiane do të shprehet pro ose kunder ekstradimit. Kujtojmë se Pecoreli u la i lirë në janar të vitit 2022 nga autoritetet italiane, teksa rezulton I shpallur në kërkim nga Shqipëria.