Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as pas një muaji, pasi ka dështuar edhe përpjekja e 16-të. Lëvizja Vetëvendosje tentoi sërish të formojë Komisionin për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, por nuk mori mbështetje nga partitë e tjera politike. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, bëri thirrje për propozime të emrave për Komisionin Ad-hoc, por partitë e tjera nuk i dhanë përgjigje pozitive.