Ka dështuar tentativa e gjashtë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryeparlamentaren e Kuvendit, ka dështuar përsëri t’i siguroi 61 votat e nevojshme që të marrë këtë pozitë. Partitë e tjera kanë pasur qëndrim të njëjtë me vota kundër Haxhiut për të parën e parlamentit. Kandidatja Albulena Haxhiu ka marrë këtë të premte, 57 vota pro, 47 vota kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan.