Një atentat ka ndodhur paraditen e kësaj të marte (25.11.2025) në afërsi të stadiumit të Lushnjës, ku si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur I plagosur në këmbë ‘shënjestra’ 45-vjeçari Julian Sulo. Ai njihet ndryshe si ‘Juli Pashakos’, një emër i njohur për Policinë e Shtetit, si edhe për faktin që është një ndër kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, udhëheqësit të bandës famkeqe të Lushnjes.