Raundi i parë i bisedimeve për ndarjen e posteve të drejtuese të Bashkimit Europian, pas zgjedhjeve europarlamentare u mbyll pa rezultat. Pavarësisht shpresave që udhëheqësit do të arrinin një marrëveshje paraprake për një treshe nominimesh për postet kryesore të pushtetit në Bruksel, takimi përfundoi pa marrëveshje.