Ngërçi politik në Kosovë, vijon të mbajë të bllokuar Parlamentin. Deputetët dështuan të konstituojnë kuvendin edhe në përpjekjen e 22-të. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 29 maj, në orën 11:00. Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 54 deputetë, një kundër dhe asnjë abstenim.