Fundi i këtij viti, pritet të shënojë fundit e procesit gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në Dhomat e Specializuara është caktuar 14 nëntori, si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në gjykim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Bendimi është marrë nga kryetari i trupës gjykuese, Charles Smith.