Gjykata e Korçës ka ashpërsuar masat e sigurisë për tre persona, dëshmitarë të dhunës që çoi në vdekjen e Egli Proga, 42 vjeç në Pogradec. Arrestimi i Voltan Shulkut, 40 vjeç, Arian Manellarit, 55 vjeç dhe Leonidha Guçes 47 vjeç, që të tre banues në Pogradec u krye pasi Gjykata e Korçës ashpërsoi masën e sigurisë ndaj tyre nga detyrim paraqitje në arrest me burg.