“Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në”, ka qenë ky argumenti I përsëritur gjatë tre ditëve dëshmi në Hagë, nga Christopher Hill, ish i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Ko sovë gjatë periudhës së luftës. Hill dëshmoi në Gjykatën Speciale, në cilësinë e dëshmitarët mbrojtës të Hashim Thaçit, i cili është nën akuzë për krime lufte. Në paraqitjen e tij në Hagë, Christopher Hill, tha se Hashim Thaçi nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, UÇK-ja nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.