Policia e Shkodrës shoqëroi rreth 20 persona mbrëmjen e së mërkurës në përpjekje për të rënë në gjurmët e autorëve të atentatit me tre të vdekur dhe një të plagosur rëndë të ndodhur në lagjen Dobraç. Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri, një emër i njohur ky për uniformat blu në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Bajri është marrë në pyetje në lidhje me vendndodhjen e tij në kohën e kryerjes së atentatit.